Futbollistët e Kosovës janë stërvitur sot në stadiumin Ennio Tardini në Itali.

Dardanët po qëndrojnë në Parma, derisa nesër do të luajnë kundër Moldavisë, ndeshje kjo e rëndësishme për Nations League (Liga e Kombeve).

Futbollistët u panë në fushë, por jo edhe flamuri i Kosovës afër atij të Moldavisë.

Në shkallët e stadiumit, shihen të vendosur flamuri i Moldavisë, i UEFA-s, i Nations League, por jo edhe flamuri i Kosovës.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Moldavisë zhvillohet nesër (e enjte) me fillim prej orës 20:45./VAR Kosova/