Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe mediat se gjatë ditës së djeshme futbollistët dhe stafi i Kombëtares kanë kryer teste per Covid-19, ku të gjithë kanë rezultuar negativ.
Gjithashtu edhe zyrtarët e FFK-së që do të udhëtojnë në Itali i kanë kryer testet PCR në laboratorin e licencuar të UEFA-s dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ, shkruan “VAR Kosova”.
Kështu, “Dardanët” sot do të udhëtojnë për në Parma të Italisë.



























