Kombëtarja e Kosovës nesër zhvillon ndeshjen kundër Moladvisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Nesër me fillim nga ora 20:40, Moldavia dhe Kosova do të takohen në Parma të Italisë për të zhvilluar ndeshjen e tyre, duel ky që do të jetë pa tifozë, shrkuan VAR Kosova

Kështu, futbollistët dhe stafi ynë do të udhtojnë sot për në Itali me fillim nga ora 11:00, ndërkaq në mbrëmje djelmoshat tanë do ta zhvillojnë edhe stërvitjen e fundit para sfidës ndaj Moldavisë.