Të gjithë futbollistët e klubit nga Gjilani Drita, kanë rezultuar negative në testet për COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga kampioni aktual i Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Testet janë kryer para ndeshjes me Legia Warsaw.

Ky është postimi i Dritës në Facebook:

TE GJITHE NEGATIV NE TESTET E COVID-19

Klubi jonë FC DRITA dje është testuar për testet e Covid-19 në prag të ndeshjes me Legia Warsaw që do të zhvillohet në Poloni.

Sapo morëm lajmin e mirë se të gjithë të testuarit kanë rezultuar NEGATIV. Sfida me Covid-19 është fituar dhe tani fokusohemi tërësisht për ndeshje.

FORCA DRITA