Coventry City është kthyer në Premier League pas 25 vjetësh, dhe në suksesin madhor, rol të madh ka luajtur trajneri Frank Lampard.
Lampard ishte shumë i emocionuar pas barazimit 1:1 të premten mbrëma me Blackbourn Roversin.
Ky barazim ka mjaftuar që Coventry të kthehet në elitën angleze, tri xhiro para fundit të kampionatit.
Goli i Bobby Thomasit në minutën e 84-t ishte gol i rikthimit në Premier League.
Coventry është i pari me 86 pikë.
“Ky është një moment i jashtëzakonshëm. Ta arrish këtë pas 25 vjetësh, është mahnitëse. Coventry ka qenë gjithmonë klub i Premier Leagues. Tani jemi kthyer”, ka thënë Lampardi për Sky Sports.
Ish-trajneri i Chelseat e mori drejtimin e Coventryt në nëntor të vitit 2024.
Coventry u largua nga elita angleze e futbollit në vitin 2001, pasi i kishte kaluar 34 sezone në futbollin elitar anglez.
Në edicionin 2017/18, Coventry luajti në kategorinë e katërt.





























