Telashet për shkak të një virusi kanë bërë që qendërmbrojtësi Raul Asencio të ketë telashe me bark dhe për këtë arsye, nuk ishte pjesë e Real Madridit në ndeshjen kthyese ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve. 

Asencio të shtunën ka nisur me testime më të thella dhe tretman mjekësor, ndërsa situata e tij ka shqetësuar klubin madrilen. 

Lajmin për gjendjen shëndetësore të Asencios e ka bërë të ditur mediumi COPE, ndërsa AS e ka konfirmuar më pas. 

Asencio është duke vuajtur nga një virus që është përhapur në Madrid. 

Për këtë arsye, Asencio nuk do të luajë as të martën ndaj Alavesit.    

Nuk është i vetmi që është prekur nga ky virus te skuadra madrilene.