Benjamin Kololli i ka dhuruar një ‘kokëdhimbje’ përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes. Kololli përkundër që shënoi një supergol, ai ka pësuar një lëndim, shkruan VAR Kosova.
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka pësuar një lëndim në sfidën që skuadra e tij Zurich është duke e zhvilluar ndaj Young Boysit.
Kololli pati një paraqitje të shkëlqyer në pjesën e parë duke shënuar një gol fantastik, por në minutën e 44-të ai u desh ta lë fushën pasi pësoi një lëndim.
Klubi nuk ka dhënë ndonjë detaj shtesë për gjendjen e lojtarit. Mbetet të shihet nëse lëndimi i Kolollit është serioz apo jo.
Të kujtojmë që kanë mbetur më pak se 20 ditë për ndeshjen e Kosovës ndaj Maqedonisë, në “play-off”-in e Ligës së Kombeve. /VAR Kosova/