Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla debutoi për Romën në ndeshjen e të dielës mbrëma kundër Juventusit, shkruan VAR Kosova.

Edhe pse ishte takimi më i madh në këtë fillim sezoni, trajneri Paulo Fonseca vendosi ta angazhonte talentin kuqezi  nga minuta e parë.

Kumbulla bëri një paraqitje tejet të mirë në debutim, duke e markuar për mrekulli sulmuesin spanjoll të Juventusit, Alvaro Morata.

Ai është shprehur i kënaqur me debutimin, ndërsa ka theksuar se Roma meritoi ta fitonte ndeshjen.

 “I gëzuar për debutimin dhe krenar për performancën e ekipit. Ne i merituam tri pikët”, ka shkruar Kumbulla në Instagram.

Derbi i Serie A përfundoi baras (2-2).

Mbrojtësi shqiptar u transferua te klubi nga kryeqyteti italian këtë verë nga Hellas Verona dhe sfida e tij e parë ishte pikërisht ndaj kampionit të Serie A. /VARKosova/