Të gjithë dëshirojnë ta kenë në skuadër yllin francez, Kylian Mbappe.
Real Madrid ka një kohë të gjatë që janë duke e monitoruar dhe nuk e kanë fshehur dëshirën për ta transferuar sulmuesin e Paris Saint-Germain.
Po ashtu edhe trajneri francez Zinedine Zidane, kishte folur hapur se sa shumë i pëlqen Mbappe.
Mirëpo në garë për transferimin e tij ka hyrë edhe kampioni aktual i Anglisë, Liverpool.
Sipas L’Équipe, edhe kampioni i Spanjës edhe ai i Anglisë, janë në kontakte të vazhdueshme me 21-vjeçarin.
Dëshira e skuadrave respketive është që të arrijnë ta transferojnë verën e ardhshme.
Mbetet të shihet se kush do ta fitojë luftën që ta ketë në skuadër një prej futbollistëve më të mirë në botë./VAR Kosova/



























