Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka motivuar të gjithë para ndeshjes së sotme kundër Moldavisë.
Përmes një postimi në Facebook, djaloshi nga Llapi ka thënë se do ta japin maksimumin në fushë.
“Sonte, ne do bëjmë gjithçka që mundemi për vendin tonë”, ka shkruar mesfushori në Facebook.
Me fillim prej orës 20:45, Kosova përballet me Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e skuadrës italiane, Parma ‘Ennio Tardini’.