Superylli argjentinas, Lionel Messi, të premten njoftoi se do të qëndrojë edhe për një sezon me Barcelonën, pasi nuk dëshiron të largohet në mënyrë ilegale dhe se do të largohet si futbollist i lirë, shkruan VAR Kosova.
Messi duhet fillimisht të bëjë testin PCR për koronavirus, para se t’i bashkohet ekipit në stërvitje, por as sot nuk do të ndodhë diçka e tillë.
Numri dhjëtë i “Blaugranëve” ka vendosur të mos paraqitet për ta bërë testin e koronavirusit.
Leo e kërkoi largimin nga Barcelona, por s’u lejua nga Josep Bartomeu, duke ia bërë me dije se mënyra e vetme është që të paguhet klauzola 700 milionë euro ose me gjyq. /VARKosova/