Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, do të jetë lojtar i ri i Romës. Ai pritet që të nënshkruajë kontratë me skuadrën nga kryeqyteti Italian.

Roma do ta huazojë Kumbullën, por do ta ketë obligim për ta blerë verën e ardhshme mga Hellas Verona.

Tashmë, Kumbulla ka arritur në qendrën “Villa Stuart” për teste mjekësore para se t’i bashkohet klubit kryeqytetas.

20-vjeçari arriti në Romë, një ditë pasi sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u prezantua te skuadra rivale e Romës, Lazio.