Sulmuesi nga Prizreni, Vedat Muriqi, tashmë i është bashkuar skuadrës së Lazios. Numri 94, u transferua nga skuadra turke Fenerbahçe.

Te Lazio, kosovari do të fitojë 2.2 milionë euro në sezon, derisa transferimi i tij Lazios i ka kushuar 18 milionë euro, plus dy milionë në formë bonusesh.

26-vjeçari është bërë sulmuesi i tretë më i shtrenjtë në historinë e Lazios.

Muriq është vetëm mbrapa Hernan Crespos dhe Vierit, të cilët kushtuan 56.8 milionë euro, respektivisht, 28.4 milionë euro.