Si duket gjithçka ka përfunduar sa i përket të ardhmes së Messit në Barcelonë.
Sipas gazetarit të sportit në Spanjë, Guillem Balague presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu mund të shkojë në burg nëse e shet, Leo Messin këtë verë.
“Jashtëtokësor” thuhet se është takuar me teknikun Pep Guardiola, ku po
bisedojnë për një transferim të mundshëm për në Man City.
Ndërsa në anën tjetër, Bartomeu zotohet se Messi nuk do të largohet, vetëm nëse një klub evropian paguan klauzolen e lirimit prej 630 milionë euro.




























