Sezoni i ri i Serie A filloi dje me dy ndeshje, ndërsa sot do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e mbetura të xhiros së parë. Në fokus për tifozët shqiptarë është ndeshje ndërmjet Parmës dhe Napolit, pasi në këto dy skuadra ka futbollistë shqiptarë, shkruan VAR Kosova.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ndeshjen e parë të Serie A do ta nisë nga banka rezervë.
Rrahmani që ka kompletuar transferimin e tij në Napoli muaj më parë, nuk ka arritur ta bind trajnerin italian Genaro Gatusso që të jetë titullar për këtë sfidë. Por, Rrahmani mund të jetë shumë shpejtë në formacionin bazë të napolitanëve, pasi mbrojtësi senegalez Kalidou Koulibaly është në bisedime me Manchester City për t’u transferuar në kampionatin anglez.
Megjithatë, në formacionin bazë të Napolit është një shqiptar. Është kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj.
Ndërsa, në anën e vendësve luan futbollisti tjetër shqiptar, Kastriot Dërmaku por që edhe ky ndeshjen do ta fillojë nga banka rezervë.
Ndeshja nis me fillim të orës 12:30. /VAR Kosova/