Futbollisti i Man United, Mason Greenwood dhe mesfushori i Man Cityt, Phil Foden ishin ftuar te Kombëtarja e Anglisë nga Gareth Southgate.

Dyshja, pas fitores 0:1 ndaj Islandës, kishin thyer protokollin e Covid-19, pasi në dhomën e tyre kishin ftuar disa vajza, shkruan VAR Kosova

Me të vërtëtuar këtë gjest të tyre, tekniku Southgate i përjashtoi që të dy nga Kombëtarja.


Por, sot sulmuesi i Man United, Greenwood, i ka kërkuar falje publike tifozëve anglez në radhë të parë, trejnaerit e gjithë bashklojtarëve.

“Unë do të flas për atë se çfarë ka ndodhur, unë vetëm mund t’i kërkoj falje të gjithëve për sikletin që kam shkaktuar. Ishte e papërgjegjshme nga unë të thyeja protokollet e COVID-19 të cilat janë për të mbrojtur lojtarët, stafin dhe publikun”, tha fillmisht ai.

“Në veçanti, unë dua t’i kërkoj falje Gareth Southgate, i cili më pranoi mua, dhe kishte treguar besim të madh tek unë. Të luash për Anglinë ishte një nga momentet më krenare në jetën time dhe unë kam vetëm fajin tim për këtë gabim të madh”, tha Greenwood.