Dy ndeshje interesante zhvillohen sot në Superligën e Kosovës.

Në kuadër të javës së gjashtë, Prishtina pret në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ skuadrën Besa nga Peja.

Edhe në Podujevë pritet të zhvillohet një takim interesant. Llapi është nikoqir i skuadrës nga Skenderaj, Drenica.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 14:00 dhe zhvillohen pa praninë e publikut për shkak të masave parandaluese të përhapjes së pandemisë me Covid-19.

Ndeshja e parë e kësaj jave u zhvillua dje në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq e ku Ballkani arriti një fitore të vështirë kundër Arbërisë me rezultat 2:4.