Skuadra italiane Reggiana e ka pësuar rëndë, pasi thuajse i gjithë ekipi është infektuar me COVID-19.
Emrat e atyre që janë prekur nuk janë zbuluar. Në ekipin e Serie B është edhe shqiptari Arlind Ajeti, i cili ka gjasa të jetë duke e kaluar koronavirusin.
Sipas mediave në Shqipëri, numri i të prekurve ka ardhur në rritje, pasi ditën e sotme klubi italian ka njoftuar se pas tamponëve të kryer një ditë më parë, 11 pjesëtarë të klubit kanë rezultuar pozitivë.
Në total numri i të prekurve ka shkuar në 27.21 prej tyre janë futbollistë, kurse gjashtë të tjerë anëtarë të stafit teknik.
Nuk kanë shpëtuar trajneri dhe zëvendës/trajneri, të cilët janë izoluar si të gjithë të tjerët dhe presin testin e radhës dhe përgjigjen negative të tij, për të nisur përgatitjet normalisht.