Braziliani Douglas Costa, do ta veshë sërish fanellën e kampionëve të Europës, Bayern Munich.
Ai u rikthye te ish-klubi tij në formë huazimi nga Juventusi.
Ish-presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, e kishte quajtur mercenar brazilianin në vitin 2017.
“Costa nuk ushtron shumë për shkak se ai është një lloj mercenari. Gjithashtu nuk na pëlqente shumë karakteri i tij”, kishte thënë Hoeness në vitin 2017.
Sa ishte te Bayern Munich, Douglas Costa kishte shënuar 14 gola në 77 ndeshje.



























