Sot do të zhvillohet super derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, në kuadër të Superligës së Kosovës, shkruan VAR Kosova.
Të kujtojmë se edicionin e kaluar ishte Drita kampione derisa Gjilani nën kampion, gjë e cila bën që sivjet të pritet luftë edhe më e ashpër.
Bastoret tashmë e kanë dhënë verdiktin e vetë derisa është Drita ajo që favorizohet më shumë sesa Gjilani.
Fitorja e Dritës ka kuotën 2.26, ndërsa për fitore Gjilani kuotohet me 2.98, derisa barazimi vlerësohet me kuotën 3.26.
E keqja më e madhe e kësaj ndeshjeje e cila nis nga ora 13:30 është se ajo luhet pa shikues, për shkak të pandemisë COVID-19. Sido që të jetë lufta në fushë pritet të jetë shumë e ashpër dhe vetëm fitorja kënaq si për Dritën ashtu edhe për Gjilanin. /VAR Kosova/