Pak më shumë se një orë para fillimit të ndeshjes, janë publikuar formacionet startuese të supersfidës mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
“Dardanët” në krye me Bernard Challandesin do të përballen sonte me Maqedoninë e Veriut në “Todor Proeski” në Shkup.
Ndeshja që luhet nga ora 20:45, është e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Trajnerët Igor Angelovski dhe Bernard Challandes do ta nisin ndeshjen me lojtarët më të mirë të mundshëm sonte.
Maqedoni e Veriut: Dimitrievski; Bejtullai, Velkoski, Musliu; Ristovski, Nikolov, Ademi, Alioski; Bardhi; Nestorovski, Pandev
Kosovë: Muriç; Vojvoda, Dresheviç, Aliti, Kololli; Berisha, Shala; Celina, Zeneli, Hadërgjonaj; Nuhiu.