Skuadra e Gjilanit ka fituar kundër Besës me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e javës së nëntë të Superligës së Kosovës.
Goli i vetëm në ndeshje u shënua në fund të pjesës së parë.
Braziliani i Besës, Matheus, ishte i pafat, pasi shënoi në portën e tij.
Me këtë fitore, Gjilani do të jetë në pozitën e tretë në tabelë, një vend më poshtë se rivali i qytetit, Drita.



























