Dy gola i kanë mjaftuar Drenicës që të marr tri pikë në stadiumin ‘Bajram Aliu’.

Në Skenderaj, Drenica ka pritur skuadrën nga qytet fqinj Mitrovica, Trepça ’89.

Epërsinë e parë Drenicës ia dhuroi Lushtaku në minutën e 67-të të ndeshjes.

Ai realizoi pas një tollovie në zonën e skuadrës mysafire. Goli i dytë në ndeshje u shënua në minutën e 81-të.

Për mysafirët shënoi Muja në minutat shtesë nga pika e bardhë.