Napoli ka ka vazhduar me fitore në kuadër të elitës së futbollit italian, Serie A.

Skuadra e Napolit e ka mposhtur Beneventon me rezultat të 1:2.

Lorenzo Insigne i realizoi dy golat e fitores për Napolin, derisa për vendasit shënoi Roberto Insigne.

Edhe në këtë ndeshje, trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso nuk i dha asnjë minutë mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani, po ashtu edhe kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj nuk zhvilloi asnjë minutë në këtë ndeshje.

Futbollisti prishtinas ishte në bankën rezervë për 90 minuta në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Napoli është ngritur në vendin e dytë me 11 pikë, kurse Benevento mbetet në vendin e 12-të me gjashtë pikë sosh. /VAR Kosova/