Kombëtarja e Kosovës arriti që në Athinë arriti t’ia marr një pikë Greqisë, në duelin për raundin e katërt të ligës C në Ligën e Kombeve.

Edhe pse me mungesa të shumta te Kosova, takimi me Greqinë u mbyll në 0:0, ku një paraqitje të mirë e kishin të gjithë futbollistët në fushë.

Por, një përgjegjësi më të madhe e kishte Herolind Shala, pasi mbrëmë e mbajti shirtitin e kapitenit.

Sot Shala në profilin e tij në Instagram shkruan se është nder dhe krenari që ta vesh fanellën e Kosovës.

“Nder, privilegj dhe krenari me vesh këtë fanellë të shenjtë”, shkruan Shala.