Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi pritet të debutojë në kampionatin italian këtë fundjavë me Lazion kundër Sampdoria, raporton VAR Kosova.

Sipas një sajti të afërm me klubin italian, Muriqi do të jetë nga minuta e parë për shkak se do të mungojë sulmuesi italian, Ciro Immobile.

Pastaj, i gatshëm nuk do të jetë edhe sulmuesi Felipe Caicedo, i cili për shkak të gjendjes fizike jo të mirë, nuk mund të jetë nga minuta e parë.

No description available.

Muriqi në fillim të muajit filloi stërvitjet pas një lëndimi të gjatë dhe infektimit me koronavirus. Ai në ditët e fundit ka filluar edhe stërvitjet në grup,

Ish sulmuesi i Fenerbahces zhvilloi edhe disa ndeshje me ekipin e parë në ndeshjet miqësore që Lazio i zhvilloi me të rinjtë e saj.

Ndeshja e radhës e Lazios do të jetë në udhëtim ndaj Sampdorias.

Muriqi nuk arriti të jetë i gatshëm për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, duke krijuar pa kënaqsi të madhe te tifozët.