Roma e ka nisur mbarë edicionin e ri në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Në Bern të Zvicrës, Roma është përballur sonte si mysafire e kampiones helvetike, Young Boys.
Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të grupit A, Roma ka fituar me rezultat të ngushtë, 1:2.
Nsame realizoi i pari dhe për epërsinë e vendasve në Bern.
Ndërsa, në pjesën e dytë, Roma u rikthye dhe fitoi me golat e Peres (’69) dhe mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla në minutën e 74-t.
Ndryshe, ky ishte goli i parë i Kumbullës për Romën që prej transferimit këtë verë nga Hellas Verona.
Ndeshjen e radhës në grupin A, Roma e zhvillon në shtëpi përballë CSKA Sofias.



























