Aston Villa është duke i mbajtur leksion futbolli trajnerit gjerman Jurgen Klopp dhe futbollistëve të Liverpoolit.

Në 45 minutat e parë të ndeshjes, futbollistët vendas kanë shënuar katër herë në portën e Adrian.

Mungesën e Alisson në Villa Park, e ka shfrytëzuar shumë mirë Ollie Watkins.

24-vjeçari ka shënuar hattrick. Golin tjetër për vendasit e ka shënuar mesfushori John McGinn.

Golin e vetëm në këtë pjesë-lojë për Liverpoolin e ka shënuar Mo Salah.

Mbetët të shihet nëse Liverpool mund ta përmbys rezultatin në pjesën e dytë.

Shikoni golat: