Robert Lewandowski ka qenë heroi i Bayern Munich në fitoren e vështirë kundër Hertha Berlin.

Sulmuesi polak ka shënuar të gjithë golat për bavarezët.

Lewa shënoi në minutën e 40-të dhe 51-të për rezultatin 2-0. Mysafirët arritën të shënojnë dy herë për të barazuar rezultatin. Cordoba dhe Cunha shënuan për Herthan.

Ndeshja u bë më dramatike, kur Lewandowski shënoi në minutën e 85-të për të rikthyer epërsinë.

Por mysafirët u treguan të shkathtë, pasi shënuan 3 minuta më vonë.

Megjithatë, ishte dita e Robert Lewandowskit. Numri 9 i Bayern Munich shënoi golin e katërt dhe të fitores.