Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha ka rikthyer formën e mirë me fanellën e klubit francez Reims. Berisha ishte krucial në fitoren e Reims në fundjavë dhe është përzgjedhur në formacionin e javës së gazetës prestigjioze të sportit “L’Equipe”.
Berisha ishte titullar dhe zhvilloi 83 minuta në fitoren e Reims në udhëtim ndaj Montepellier me rezultat 0:4.
Gazeta e famshme franceze paraqitjen e Berishës e ka vlerësuar me notën 7 dhe e ka vendosur në formacionin e javës.
Ylli i Kosovës në ndeshjet e fundit ka qenë titullar dhe në formë të mirë për skuadrën franceze.
Në këtë sezon mesfushori shqiptar ka zhvilluar shtatë paraqitje, tri si titullar dhe katër ndeshje si zëvendësues.
Mesfushori tjetër shqiptar, Arbër Zeneli mungoi në këtë ndeshje për Reims. /VARKosova/