Bayern Munich ka fituar me rezultat të thellë kundër Eintracht Frankfurt. Bavarezët shënuan pesë gola në shtëpi.
Tre prej këtyre golave i shënoi sulmuesi më i mirë në botë aktualisht, Robert Lewandowski.
Polaku shënoi në minutat e 10’, 26’ dhe 60’.
Në minutën e 72-të shënoi i ardhuri nga Manchester City, Leroy Sane.
Gol po ashtu në këtë ndeshje shënoi edhe 17-vjeçari Jamal Musiala në minutën e 90-të.

Ai hyri në lojë në minutën e 73-të./VAR Kosova/



























