Skuadra e trajnerit italian Claudio Ranieri, Sampdoria, ka bërë një ndeshje të madhe sot kundër Atalantas. Sampdoria mposhti si skuadër mysafire klubin e Gasperinit.

Fabio Quagliarella shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 13-të.

I njëjti futbollist mund ta dyfishonte epërsinë nëse do të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 45-të.

Në minutën e 59-të, Morten Thorsby shënoi për 0-2, kurse Zapata shënoi golin e vetëm për vendasit në minutën e 80-të nga penalltia.

Golin e tretë për mysafirët dhe të fundit në ndeshje, e shënoi Jakub Jankto, në minutat shtesë të ndeshjes./VAR Kosova/