Manchester United është duke bashëkpunuar me qeverinë angleze për të rikthyer tifozët në stadiumin e famshëm “Old Trafford”, shkruan VAR Kosova.
Zyrtarja e klubit anglez, Collette Roche ka deklaruar se klubi është duke punuar tash e disa muaj për të bërë të mundër rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit “Old Trafford”.
“Ne tash e dy muaj kemi punuar me udhëzimet e qeverisë, për të shikuar procesin dhe masat për t’i aplikuar. Kjo për të bërë të mundur t’i kemi 23 mijë tifozë në stadium me distancë sociale”, ka deklaruar Roche, transmeton VAR Kosova.
Qeveria e Anglisë kishte menduar lejimin e tifozëve në stadiumet e PremieLigës por që i pari i qeverisë Boris Jonson e shtyu vendimin, për shkak të valës së dytë të koronavirusit në Angli.
Që nga shpërthimi i pandemisë në Angli nuk ka pasur tifozë dhe kjo po i penalizon klubet anlgeze, të cilat njihen për tifozët e tyre të flaktë, e në veçanti klubet si Manchester United dhe Liverpool.
Para fillimit të sezonit të ri, Brighton Hove Albion kishte lejuar 2 mijë tifozë në “Annex Stadium” në miqësore ndaj Chelseat, por që nga ajo ndeshje nuk ka mundur të bëjë një gjë të tillë.
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer pas barazimit pa gola me Chelsea në fundjavën e kaluar deklaroi se po të ishin tifozët e United në “OldTrafford”, skuadra e tij do ta fitonte ndeshjen. /VAR Kosova/