Me golat e Mentor Zhdrellës dhe Ahmet Januzit, Llapi ka shënuar fitoren e parë të këtij sezoni në Superligë.
Skuadra e Tahir Batatinës, ka mposhtur me rezultat 2-0, Arbërinë e udhëhequr nga Arbënor Morina.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, vendasit shënuan në minutën e 12-të dhe 48-të.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e tetë të Superligës së Kosovës.
Me këtë fitore, Llapi mbetet prapë në vendin e fundit me pesë pikë të tubuara, kurse Arbëria zbret në vendin e katërt me 11 pikë.



























