Kur nuk kanë kaluar as 15 minuta lojë në El Clasicon e 181-të në histori të La Ligas, janë shënuar dy gola.

Në minutën e pestë të ndeshjes, Real Madrid ka kaluar në epërsi me golin e Federico Valverde.

Sulmuesi Karim Benzema dhuroi një asistim shumë të bukur për Valverden.

22-vjeçari mposhti portierin e Barcelonës Neto me një goditje të saktë në këndin e portës.

Por vetëm tre minuta më vonë, vendasit barazuan rezultatin me golin e Ansu Fatit.