Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ishte vetëm një rezervist në fitoren e Napolit kundër Atalantës, në kuadër të kampionatit italian “Serie A”, shkruan VAR Kosova.

Rrahmani edhe në këtë xhiro të kampionatit italian ishte vetëm një reservist, duke mos arritur të fitojë besimin e trajnerit të napolitanëve, Genaro Gattusos.

Trajneri Gattusso vazhdon t’i besojë dyshes Kosta Manolas dhe Kalidu Koulibaly, para Rrahmanit dhe serbit Maksimovic.

Napoli fitoi në shtëpi me shumë lehtësi ndaj Atalantës me rezultat 4:1, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt.

Megjithatë, në këtë ndeshje në fushë u paraqitën dy reprezetuesit e Kombëtares së Shqipërisë.

Elseid Hysaj për Napolin, ndërsa për mysafirët nga Bergamo, Berat Gjimshiti.

Golat e fitores së Napolit i shënuan, Hirving Lozano (2x), Matteo Politano dhe Victor Osminhen, ndërsa golin e vetëm për Atalantën e shënoi Sam Lammers. /VAR Kosova/