Ylli portugez, Crisitano Ronaldo, përfundimisht ka mbetur jashtë skuadrës së Juventusit në përballjen me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo ka rezultuar sërish pozitiv para ndeshjes në Torino.

Por duket se portugezi nuk mendon se është i infektuar dhe këmbëngul se është shëndosh e mirë.

Cristiano Ronaldo ka postuar një fotografi në Instagram me mbishkrimin: Ndihem mirë dhe shëndosh.

Pak më poshtë në koment, Ronaldo ka shfaqur zemërimin e tij dhe dyshimin në saktësinë e testit të PCR-së, i cili përdoret për ta gjurmuar virusin.

“PCR-ja është m*t”, ka shkruar Ronaldo.