Miqësorja vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës është mbyllur me fitoren e kuqezinjëve në pasditën e sotme në Elbasan.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare ishte nikoqire e Kosovës.

Ndeshja në fjalë i takoi Shqipërisë me rezultat të ngushtë, 2:1.

Bekim Balaj (’31) dhe Myrtu Uzuni (’65) i realizuan sot golat e fitores për skuadrën e Edi Rejës.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Shqipërisë, ish-kapiteni i Kosovës U21 e komentoi ndeshjen e sotme.

“Tani situata ime është e mirë, e rëndësishme është se jam rikthyer të luaj”, deklaroi Ismajli në “TVSH”.

“Janë ndjenja të përziera të luaj ndaj Kosovës, kjo ndeshje na shërbeu për këta djemë të rinj”, tregoi ai.