Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, nuk është përfshirë në planet e Ronald Koeman për fazën e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Messi është lënë jashtë skuadrës së Barcelonës për udhëtimin e tyre te Dinamo Kiev të martën në mbrëmje.
Fituesi i gjashtë herë i Topit të Artë nuk është përfshirë në skuadrën përfundimtare të Ronald Koeman me 19 të tjerët, përpara ndeshjes së fundit të “Blaugrana” në Ligën e Kampionëve në Ukrainë.
Ai që pritet të mungojë në këtë takim për “katalunasit” është edhe mbrojtësi, Gerard Pique që pësoi një lëndim në takimin e fundit kundër Atletico Madridit (1:0) dhe pritet të mungojë gjatë.