Roma dhe Fiorentina kanë qenë protagonist të kryendeshjes së javës së gjashtë në Serie A.
Në “Stadio Olimpico”, Roma ka arritur ta mposhtë pastër Fiorentinën me rezultat 2:0.
Dy golat e fitores për romakët i shënuan Spinazzola në minutën e 12-të dhe Pedro në minutën e 70-të.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla nuk luajti nga minuta e parë në ndeshjen e sotme përkundër paraqitjeve të mira në javët e fundit.
Kumbulla u inkuadrua në lojë vetëm në çastet e fundit të ndeshjes.
Me fitoren e sotme, Roma ngritet në vendin e shtatë në tabelë me 11 pikë të tubuara.
Kurse, Fiorentina mbetet në vendin e 11-të me shtatë pikë të tubuara.