Fitorja e Bayer Leverkusen, mbeti nën hijen e golit të futbollistit të Monchengladbach, Valentino Lazaro.

Austriaku 24-vjecar shënoi në minutën e 4 shtesë të ndeshjes, për rezultatin 4-3.

Mirëpo, mënyra e shënimit të golit, ishte me të vërtetë e veçantë.

Ai shënoi në stilin e akrepit dhe lirisht mund të thuhet se do të garojë për golin e vitit.

Dy golat e tjerë për Monchengladbach i shënoi gjermani Lars Stindl.

Për vendasit dy gola i shënoi argjentinasi Lucas Alario dhe dy golat e tjerë u shënuan nga Bailey dhe Julian Baumgartlinger./VAR Kosova/