Emocionet e Ligës së Kampionëve do të rikthehen sonte, shkruan VAR Kosova.
Në program për mbrëmjën e sotme janë disa ndeshje mjaft interesante.
Sonte do të mund të shikojmë dy yjet shqiptare, Vedat Muriqi me fanellën e Lazios dhe Myrto Uzuni me atë të kampionit hungarez Ferencvaros.
Lazio është nikoqire e skuadrës ruse Zenit St. Petersburg, ndeshje e cila do të zhvillohet nga ora 18:00.
Sipas informacioneve të fundit nga mediet italiane, Muriqi do të jetë në bankë rezervë për këtë sfidë, ndërsa portiere i Shqipërisë, Thomas Strakosha do të mungojë për shkak të gjendjes së tij fizike. Mungesën e tij e konfirmoi edhe trajneri Italian i Lazios, Simone Inzaghi në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Juventus do të përballet me kampionin hungarez, pjesë e të cilit është reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni. Uzuni pritet të jetë titullar për këtë sfidë ndaj kampionit Italian.
Sonte do të zhvillohen tetë ndeshje, dy takime do të fillojnë nga ora 18:55, ndërsa të tjerat nga 21:00. /VAR Kosova/
Çiftet që do të ndeshen sonte:
18:55 Krasnodar – Sevilla (Krasnodar Stadium)
18:55 Rennes – Chelsea (Roazhon Park)
21:00 Dortmund – Club Brugge KV (Signal Iduna Park)
21:00 Dynamo Kyiv – Barcelona (NSC Olimpiyskiy Stadium)
21:00 Juventus – Ferencvaros (Allianz Stadium)
21:00 Lazio – Zenit (Stadio Olimpico)
21:00 Manchester United – Basaksehir (Old Trafford)
21:00 Paris Saint-Germain – RB Leipzig (Parc des Princes)