Drejtori sportiv i skuadrës italiane Lazio, shqiptari Igli Tare, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Lazios, Claudio Lotito, që ka shpërthyer për La Republica për rastet pozitive tek klubi i tij dhe të tjerët.

“Edhe Tare është pozitiv. Por në ditët e sotme askush nuk të thotë nëse mund të infektosh të tjerët apo jo”, tha ai, duke mos bërë të qartë nëse drejtuesi shqiptar kishte simptoma apo ishte asimptomatik.

Disa lojtarë të skuadrës kryeqytetase, janë prekur me Covid-19 dhe i kanë munguar Lazios në ndeshjet e Serie A dhe Ligës së Kampionëve.