Sulmuesi boshnjak i Romës, Edin Dzeko, disa ditë më herët ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Një gjë të tillë e konfirmoi vet Dzeko në një postim në rrjetin social Instagram.
Në këtë postim, i ka komentuar legjenda e Romës, Francesco Totti.
Ish-kapiteni, që po ashtu është në vetizolim pasi u infektua me koronavirus, ka ftuar boshnjakun që të luajnë së bashku në shtëpinë e tij.

Dreko i shkruan Tottit: magari, duke pasur një zemër pas kësaj fjale. Magari, italisht do të thotë ndoshta./VAR Kosova/



























