Trajneri i skuadrës kampione të Spanjës Real Madrid, Zinedine Zidane, ka treguar se cilin sulmues dëshiron ta ketë në klub.

Francezi pëlqen argjentinasin e Interit, Lautaro Martinez, para yllit të Borussia Dortmund, Erlind Haland.

Mirëpo, drejtuesit e klubit preferojnë ta kenë në skuadër norvegjezin shtatlartë.

Reali është duke kërkuar një sulmues të ri dhe Haaland është përmendur si një futbollist ideal për sulmin e skuadrës spanjolle.

Të kujtojmë që për Lautaron, i cili pëlqehet nga Zidane, ka shfaqur interesim edhe Barcelona./VAR Kosova/