Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbjen e radhës nga Sllovenia në ndeshjen e mbrëmshme që u zhvillua në kryeqytetin slloven.
Në këtë ndeshje titullar ishte kapiteni Amir Rrahmani, i cili ishte një siguri e madhe gjatë tërë ndeshjes në mbrojtjen dardane.
Kapiteni Rrahmani u vlerësua me notën më të lartë te Kosova 7.9.
Rrahmani kishte kryer 14 pastrime në zonë dhe 1 jashtë zonës, gjithashtu ai kishte bllokuar 3 goditje të kundërshtarëve.
Mbrojtësi i Napolit ka fituar 5 nga 8 duelet ajrore kundër lojtarëve slloven, derisa saktësisa e pasimeve ishte 84 për qind.
Ndeshja e vlefshme për grupin C3 u mbyll me rezultat 2:1, me dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi.
Kujtojmë së Kosova momentalisht ndodhet në pozitën e tretë në grup me vetëm dy pikë të grumbulluara.