Boksieri shqiptar, Reshat Mati i njohur si “Ariu Shqiptar” ka fituar meçin kundër Marcos Mojica në kategorinë e mesme të lehtë. Mati e fitoi meçin me nokout teknik“TKO” duke vazhduar me bilancin e tij fantastik me tetë fitore dhe asnjë humbje.
“Ariu shqiptar” meçin e përfundoi në raundin e dytë duke lansuar të majtën e tij në drejtim të Mojicës, i cili nuk arriti t’i rezistoi aspak.
Kjo ishte fitorja e tetë për boksierin 22 vjeçar në aq meçe sa ka zhvilluar.
Mati është boksier shqiptar i lindur dhe rritur në Amerikë.
Meçi u zhvillua në Florida të Amerikës.