Kiliani Arturo Vidal, duket se ka ende nostalgji për lojën me Lionel Messin. Ai ka thënë se nuk ka asnjë tjetër si kapiteni i Barcelonës, Leo Messi.

Ish-mesfushori i Juventusin, Bayernit e Barcelonës, ka folur edhe për sfidën e përjetshme mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Vidal është rreshtuar në krahun e argjentinasit, me të cilin luajti në Barcelonë deri para dy muajsh.

“Nuk ka asnjë krahasim mes Messit dhe Ronaldos. Leo është nga një planet tjetër. Nga dy vitet që kalova me të, shumë gjëra mbetën në zemrën time. Një miqësi e bukur lindi mes nesh, një marrëdhënie që do të mbetet përgjithmonë, tërë jetën”, u shpreh Vidal.