Futbollistët e Real Madridit, belgu Eden Hazard dhe braziliani Casemiro, kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus.

Në njoftimin e klubit thuhet se: Casemiro dhe Hazard kanë rezultuar pozitivë në testet e bëra të premten në mëngjes.

“Të gjithë futbollistët e tjerë dhe stafin e ekipit të parë dhe të gjithë punëtorët që punojnë me futbollistët, kanë rezultuar negativë, në testet e bëra të njëjtën ditë”, thuhet në njoftim.

Ata do të mungojnë në ndeshjen që Real Madrid e zhvillon kundër Valencian të dielën mbrëma.

Po ashtu Hazard dhe Casemiro, do të mungojnë edhe për kombëtaret e tyre Belgjikën dhe Brazilin, që luajnë javën e ardhshme./VAR Kosova/