Në një lidhje direkte në platformën “Twitch”, Antonio Cassano, ish sulmuesi i njohur italian që ishte pjesë e Interit dhe Milanit ka folur për mbrojtësin e Juventusit, Matthijas De Ligt, transmeton VAR KOSOVA.

De Ligt, i cili dy vite më parë u transferua tek “Zonja e Vjetër” nga Ajaxi, po cilësohet si mbrojtësi më i mire në Itali.

Cassano: "De Ligt? Io il primo a massacrarlo, ma è tra i più forti al mondo"

“Kur De Ligt erdhi në Itali, unë isha ndër të parët që e “masakrova atë” – u shpreh Cassano.

“Por tani situate ka ndryshuar. Kur shikoj ekipet e mëdha të Evropës, nuk shoh mbrojtës më të mire se ai përveç Sergio Ramosit dhe Rapahel Varanes. De Ligt tashmë është ndër tre mbrojtësit më të mirë në botë” – përfundoi ai.